BallinaKronikePlagoset me thikë 27-vjeçari në Bajram-Curri, përfundon në spital. Pranga autorit

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Bajram-Curri, përfundon në spital. Pranga autorit

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në Tropojë. Burime zyrtare nga policia bënë me e dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram-Currit

Të njëjtat burime bënë me dije se shtetasi me inicialet B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular