BallinaKronikeVdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri! Mediat e Moskës: Ishin një...

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri! Mediat e Moskës: Ishin një familje, prindërit dhe vajza me dhëndërin

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri është raportuar edhe në mediat e vendit të tyre. Shtypi i Moskës ka shkruar për vdekjen e bashkëshortëve Natali dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajzës së tyre Ekaterina 31 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Nikita Belousov 37 vjeç

Të gjithë ngelën të asfiksuar brenda dhomës së saunës.

Gazeta më e vjetër në Rusi, “Izvestia”, shkruan se Ambasada e Rusisë në Tiranë është informuar për ngjarjen, teksa priten më shumë detaje nga hetimet e policisë.

Ndërsa gazeta tjetër “Trud” raporton se do të pritet autopsia për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë.

Nuk dihet nëse viktimat kishin përdorur alkool apo lëndë narkotike, shkruan gazeta tjetër “Neësru”, pasi përdorimi i këtyre substancave është i ndaluar në dhomat e saunës.

Katër turistët rusë po qëndronin në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë dhe u gjetën të vdekur brenda saunës.

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri! Mediat e Moskës:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular