BallinaSportVIDEO/Vallëzimi i Salah në zonë çmend “dynjanë”. Ish-ylli i Liverpool: Më kujtoi...

VIDEO/Vallëzimi i Salah në zonë çmend “dynjanë”. Ish-ylli i Liverpool: Më kujtoi Ronaldinho-n

Mohamed Salah shënoi vetëm një gol në fitoren 5 me 0 të Liverpool në transfertë ndaj Watford, por ai gol eklipsoi si tripletën e Firminos, ashtu edhe vetë fitoren e lojën e skuadrës

Vallëzimi i egjiptianit mes katër mbrojtësve të skuadrës vendase dhe në hapësira të ngushta e milimetrike për të kaluar topin dhe më pas foli bënë që Salah të përfundojë si njeriu i momentit në rrjetet sociale dhe me të drejtë.

Elozhet për sulmuesin e Liverpool kanë vërshuar nga të katërta anët. Një gol i tillë, thonë disa, nuk ishte parë që nga koha e Ronaldinho-s, të tjerë si Steve McManaman, Jurgen Klopp dhe Joe Cole e ngritën në piedestal si lojtarin më të mirë në botë për momentin, edhe para emrave si Messi, Mbappe, Leëandoëski e të tjerë.

McManaman, ish-mesfushor i Liverpool dhe i Real Madrid tha: “Është më i miri për momentin. Kam ndjekur Mbappe, Neymar dhe Messi, që nuk ka luatur shumë. Leëandoëski është makineri golash, por nuk ka shënuar gola të tillë. Nuk mund të mendoj ndonë emër tjetër veç Mo Salah si lojtari më i mirë i momentit. Më kujton Ronaldinho-n”.

Klopp e mbështeti këtë mendim. Trajneri i “The Reds” tha se askush nuk mund ta mohojë se çfarë kanë bërë Messi e Ronaldo në botën e futbollit vitet e fundit, por për momentin Salah është më i miri.

Vetë egjiptiani u shpreh se “nuk e dinte nëse tani është në 100 për qind të formës së tij”. “Sa herë që luaj mendoj se jam 100 për qind. Nuk e di nëse tani jam 100 për qind apo jo”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular