BallinaAktualitet“Djali ka nevojë për mua!”/ Edhe pse ai e dhunonte, 62-vjeçarja në...

“Djali ka nevojë për mua!”/ Edhe pse ai e dhunonte, 62-vjeçarja në Astir sakrifikoi jetën për të birin

Në derën e familjes Osmënaj, policia kishte shkuar disa herë. Shkak i vizitës së bluve ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati,pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjeçare Hava Osmënaj

Kjo e fundit mbeti viktimë e tragjedisë së mëngjesit të djeshëm. Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje

Viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kishte pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ishte ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Përvec banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e të shtunës rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në caste paniku, u hodhën nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular