BallinaAktualitetIsh-tenistja serbe dëgjon Dua Lipën, komentuesit “e masakrojnë”

Ish-tenistja serbe dëgjon Dua Lipën, komentuesit “e masakrojnë”

Ana Ivanoviç, ish-tenistja serbe ka zgjedhur këngëtaren e gabuar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ivanoviç, që është mjaft aktive në rrjetet sociale ku promovon veshje dhe aksesorë të tjerë bukurie për femrat u shfaq në një klip me kolonë zanore këngën “Levitating” të Dua Lipës. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit serbë t’i kërkonin llogari.

“A nuk ka këngëtarë të tjerë? Pse pikërisht Dua Lipën? Është një zgjedhje e keqe kjo muzikë? Dua Lipa urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe! E shite shpirtin!”, janë komentet e ndjekësve të ish-tenistes.

Moriva e komenteve kritikuese nuk e kanë stepur ish-tenisten, që mban ende të publikuar në faqen e saj të Instagramit videon me këngën e Dua Lipës në sfond.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular