BallinaKronikeJehonë edhe në mediat britanike/ Si u shua familja ruse në hotelin...

Jehonë edhe në mediat britanike/ Si u shua familja ruse në hotelin shqiptar

Vdekja e 4 anëtarëve të një familjeje ruse ka pasur jehonë edhe në mediat britanike. “Metro” shkruan se Sergey Burenkov, 60 vjeç dhe gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç, nga Moska, ishin me pushime me vajzën e tyre Katya, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

“Rusët ishin pjesë e një grupi që qëndroi për një javë në vendpushimin me 5 yje Gloria Palace në fshatin Qerret në Shqipëri. Ata kishin porositur pije dhe ushqim në kompleksin e saunës, por kur një kamerier e vizitoi atë, ata të gjithë kishin vdekur” – citon gazeta britanike.

“Unë bërtita disa herë që pijet dhe frutat ishin gati. Askush nuk u përgjigj, kështu që unë hyra brenda në saunë dhe i pashë të gjithë. Një person ishte shtrirë në shezlong, dy ishin në stolat e saunës. Ky i fundit ishte ulur me këmbët në pishinë. Të gjithë ata ishin të vdekur”, – citohet të ketë thënë një punonjës i hotelit.

Ambasada ruse në Tiranë po hetonte shkakun e vdekjes, tha një burim diplomatik rus. Në një deklaratë të policisë shqiptare thuhej: “Rreth orës 22:20 në Qerret, Kavajë trupat e pajetë të katër personave me kombësi ruse u gjetën në një sauna. Të gjithë ata ishin asfiksuar.

Një burim i tha gazetës: “Ata kishin mbërritur në hotel vetëm një orë para tragjedisë”.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse kishte një dështim teknik të sistemit të ventilimit të saunës, ose kujdes joadekuat të turistëve nga stafi i hotelit. Konsumimi i alkoolit nga viktimat gjithashtu ishte duke u shqyrtuar.

Policia nuk dha më shumë detaje rreth rrethanave të vdekjeve, por tha se i gjithë stafi i hotelit është marrë në pyetje. Turizmi është kthyer në një industri të madhe në Shqipëri, e cila ka 300 milje vijë bregdetare, thuhet në shkrimin e gazetës britanike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular