BallinaAktualitetZgjedhjet e 30 Qershorit, publikohet përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias

Zgjedhjet e 30 Qershorit, publikohet përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias

Komisioni i Venecias ka publikuar përgjigjen zyrtare për kërkesën e paraqitur nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Përgjigja është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës dhe thotë që dokumenti është miratuar nga Këshilli për zgjedhjet demokratike në takimin e 72-të  që është mbajtur më 14 tetor 2021 dhe është miratuat nga Komisioni i Venecias në seancën pnelare të mbajtur në datën 15-16 tetor.

Pyetjet e paraqitura në Komisionin e Venecias janë si më poshtë:

Pyetja 1: A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja 2: Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja 3: Në një situatë të klimës së pasigurisë ligjore, a bënë veprimet e autoriteteve publike dhe partitë politike shkeljen e të drejtës së votuesve për të pasur zgjedhje kuptimplota?

Në përgjigje të pyetjes 1, në pikën 28 thuhet se kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën  Kushtetuese të udhtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin elektoral.

Në përgjigje të pyetjes 2, në pikën 47 thuhet se pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale.

Parlamenti ka një diferencë të gjerë të vlerësimi për të vendosur sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një bazë të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.

Në përgjigje të pyetjes 3, në pikën 55 thuhet se edhe nëse një pasiguri e tillë juridike nuk mund të kundërshtohet, pasiguria politike thellësisht dhe në mënyrë të përsëritur ndikoi në skenën politike shqiptare në një masë akoma më të madhe. Ndërsa “autoritetet publike dhe partitë politike” nuk kanë siguruar “interesin më të lartë të votuesve”, dhe arsyeja nuk vjen  nga “veprimet” e tyre, por nga polemikat e vazhdueshme mes tyre që shkojnë deri në pikën e gërryerjes së vetë legjitimitetit të demokracisë para elektoratit.

Për këtë arsye, sipas ekspertëve “mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte, por jo ekskluzive për zgjedhjet demokratike.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular