BallinaKryesoreA do të bashkëpunonte BE me Berishën nëse ai vjen në krye...

A do të bashkëpunonte BE me Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Soreca: Ne punojmë me të gjitha forcat politike, asgjë nuk do ndryshojë!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë, ku ka lënë të hapur bashkëpunimin edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me të gjitha forcat politike.

Pyetje: Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD?
Soreca: Ne punojmë me të gjitha forcat politike. Kemi bashkëpunuar vazhdimisht me PD edhe kur ishte jashtë Kuvendit dhe do t”i ndjekim zhvillimet brenda partisë. Asgjë nuk do ndryshojë. Ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë si zakonisht me të gjitha partitë politike.

Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular