BallinaKryesore“Debati në një forcë politike është i shëndetshëm”, deputeti i PD: Detyra...

“Debati në një forcë politike është i shëndetshëm”, deputeti i PD: Detyra e Bashës, të udhëheqë opozitën në sfidat që ka përpara, nëse do jetë vetvetja…

Deputeti i PD-së Dash Sula ka folur sot në News24, në rubrikën “Opinion” për debatet në mbledhjen e grupit parlamentar për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se debati në një forcë politike është me vlerë dhe se grupi parlamentar i PD është një grup cilësor dhe me ekspertë.

Sula sqaroi pozitën e tij dhe ndërhyrjen gjatë debatit ku disa deputetë të PD dolën kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Mendoj dhe gjykoj që debati në një forcë politike gjithmonë është i shëndetshëm. Më vjen mirë që në PD ka debat, nuk janë nën unin e kreut të PD por hedhin ide, mendime, debatojnë.
Mund të kemi papajtueshmëri mendimesh, por debati është gjithmonë me vlerë. Në grupin parlamentar të PD kemi të bëjmë me një grup mjaft cilësor, me ekspertë të jurisprudencës, ekonomisë e fushave të tjera. Janë deputetë të artikuluar dhe të ditur dhe në vazhdimësi kjo do bëjë diferencë dhe me kundërshtarët tanë politikë.
Unë bëj pjesë tek ata deputetë rebelë që kam pasur fatin të jem dhe 8 vite në maxhorancë dhe mund të them se dhe kur kam pasur mosdakordësi i kam shprehur. Jam një ndër 5 deputetët që ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008 për të cilat kam thënë që do sjellin pasoja.
Unë mundohem t’i respektoj pa diskutim të gjithë kolegët, me respektin më të madh liderin e PD-së zotin Basha, marrëdhënia është e shkëlqyer. Pas gjithë këtyre debateve u hodh ideja që duke qenë se jemi në një moment të ri, për të pasur dhe momente relaksi me njeri-tjetrin për të qenë të gjithë bashkë.
Shqetësimi ishte i ligjshëm. Por problemi ishte që thjesht u diskutua për parimin dhe njoftimin që lancoi kreu i PD. Me një grup parlamentar nuk mund të marrin pjesë të gjithë deputetët, gjatë rrugës pasurohet. Lancimi ishte që thjesht po fillojmë këtë nismë. Komisioni i Ligjeve mban barrën kryesore sa i përket projektligjeve që propozohen. Në fund patëm të gjithë dakordësi”, tha Sula.

 

Sipas tij, PS është si diçka e vdekur sa i përket debatit. “Jemi në ditën e tretë që kemi lancuar propozimet për ndryshimet kushtetuese dhe asnjë politikan i krahut tjetër nuk merr pjesë, ose të japë mendimin e vet të lirshëm”, tha deputeti i PD.

Ai deklaroi më tej se Basha ka detyrë të udheheqë opozitën dhe duhet t’iu shkojë deri në fund aksioneve

“Basha është kryetari legjitim i PD. Ka marrë besimin e 83% të besimit të anëtarësisë. Detyra e zotit Basha është të udhëheqë opozitën në sfidat qëk a përpara për t’u përballur me regjimin Rama. Nëse Zoti Basha do jetë vetvetja, mendoj që ka për të pasur një rrugë të suksesshme. Nëse nuk i shkon aksioneve deri në fund, mund të përbëjë problem. Ka një ndryshim rrënjësor tek zoti Basha. Uroj që ky qëndrim që ka zoti Basha të mos jetë qëndrim i ujërave të turbullta që ka tani PD, por uroj të vazhdojë. Me këtë dorashkë që i ka hedhur maxhorancës, me vettingun është shumë e rëndësishme.
Dy-tre deputetë që mund të jenë aty më shumë ka pasur raste që kanë dezinformuar, shtrembëruar. Një parti duhet të ketë dhe rregullat e disiplinën e saj. Ne jemi parti e mendimit të lirë, shprehjes së këtij mendimi, por në fund të fundit dhe partia ka rregullat e saj, të vazhdosh ta gjuash me gurë në ditën më të vështirë kjo nuk është e drejtë. Si në maxhorancë, si në opozitë, integriteti i çdo deputeti duhet të dalë në pah”, deklaroi Sula.

Sa i përket paketës së ndryshimeve kushtetuese, reformës zgjedhore dhe territoriale, vettingut ë politikanëve, Sula tha se iniciativa e lancuar nga kreu i PD duhet të na gëzojë.
“Nëse në çdo studio kushdo politikan do të kishte vetëm një shqetësim për të gjithë shqiptarët, fjala që duhet të artikulohet nga çdo politikan, do ishte korrupsioni, hajdutllëku. Të gjithë e dimë që gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri ndodh korrupsion. Janë fakte reale, raporte ndërkombëtare, nuk është çështje perceptimi.
Pse u bë vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve?
Për veten e tyre duan që të mbrohen. Z. Basha ka lancuar një iniciativë që duhet të na gëzojë. Si çështje parimore, vettingu i politikanëve duhet të bëhet. Jemi të vendosur si PD që vettingu i politikanëve është shumë i rëndësishëm.
Pasuritë nuk i kanë në emër të tyre, dhe kjo është e nevojshme të hetohet. Ne themi që këtë ta hetojë SPAK. Edhe pse kemi rezerva, kërkojmë që hetimi të bëhet nga ai. Unë e di se çdo të thotë të bësh një hetim. Gjej rastin që të inkurajoj SPAK. Korrupsioni në radhë të parë kryhet nga niveli më i lartë. Nëse kryeministri, ministrat kanë gjithçka në dorë…nuk e mendojmë se fajin e kanë vetëm drejtorët. Mendoj dhe gjykoj se nëse në Shqipëri nuk do të përfundojë periudha e pandëshkueshmërisë, vendi nuk ndryshon. Korrupsioni jo vetëm që nuk u luftua, por u shumëfishua”, tha deputeti Sula.

Ai tha më tej se politikanët në Shqipëri duan të jenë të përjetshëm, por se ka ardhur momenti që duhet bërë ndryshimi.
“Sot ai thotë ja ku jemi ne, të parët të kontrollohemi. Nuk shuhet PD nëse ikën Dash Sula si deputet. Shpresoj që PS ta pranojë, në rast se nuk e pranon, nuk ka asnjë lloj kauze morale zoti Rama për vettingun në drejtësi. Jam një ndër deputetët që kam qenë në maxhorancë, nëse del një burrë, një grua, një deputet që kam marr një tender unë largohem. Nuk po them se jam njeriu etalon. Sigurisht që të qenit me pushtet, të jep privilegje. Çdo politikan ose çdo njeri duhet të mendojë që nuk ka për të bërë 500 vjet jetë. Këta politikanët tanë nuk e dinë, qoftë të djeshmit, qoftë të sotmit.
Ka një gjë, nuk mund të fillosh një diskutim duke nisur nga sot. Ne kishim një sistem të konsoliduar zgjedhor, por sigurisht që kishte probleme. I vetmi argument ishte që ka filluar të vijnë të fortët, kjo nuk ka ndryshuar. Në politikë janë futur njerëz të inkriminuar. Po të mos ishte ligji i dekriminalizimit ne do kishim parlamentin të mbushur me gangstera. Politikanët në Shqipëri duan të jenë të përjetshëm. Ka ardhur momenti që duhet bërë ndryshimi. Zoti Basha e ka lënë të hapur për sistemin se cilin do të zgjedhim. Ndryshimet ka nevojë të vijnë menjëherë.
Duhet të zhbëhen ndryshimet e korrikut 2020. Propozimet tona janë në të mirë të shoqërisë. Mendoj që do ketë qëndrueshmëri, jo të bëhen ndryshime shpejt e shpejt dhe të ribëhen”, tha Sula.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular