BallinaKronikeEMRAT/Kush janë 4 inspektorët e Policisë Pukë të arrestuar. Shpallet në kërkim...

EMRAT/Kush janë 4 inspektorët e Policisë Pukë të arrestuar. Shpallet në kërkim nënkomisari 29-vjeçar

Alfred Ndoj, Fatmir Alija, Petrit Florini, Kastriot Bicukaj janë katër punonjësit e policisë të arrestuar nga SPAK dhe SHÇBA, pasi i ishin pjesë e një grupi kriminal për kultivimin e kanabisit në zonën malore mes Mirditës dhe Pukës

Sot janë zbardhur emrat e 5 efektivëve të Policisë Pukë të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga SPAK dhe SHÇBA pas operacionit të djeshëm anti-drogë. Nga aksioni u godit një grup kriminal, që kultivonte dhe trafikonte hashash në kufi me Pukën dhe Mirditën.

“Në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera procedurale hetimore në DVP Lezhë, Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftim i plotë

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

1. Inspektor Zamir Mehaj., 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

2. Inspektor Alfred. Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

3. Inspektor Fatmir. Aliaj, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

4. Inspektor Petrit. Florini, 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzektua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpalja në kërkim kombëtar për:

5. N/Komisar Kastriot Bicukaj., 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë, Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular