BallinaBotaRusia goditet nga nënvariantet e Deltës: Më ngjitëse se virusi origjinal

Rusia goditet nga nënvariantet e Deltës: Më ngjitëse se virusi origjinal

Autoritetet ruse raportuan të enjten “raste të izoluara” të COVID-19 me një nënvariant të variantit Delta që besohet të jetë edhe më ngjitës.

Nënvarianti AY.4.2, sipas autoriteteve ruse mund të jetë rreth 10 për qind më infektiv se virusi Delta origjinal, e cila ka çuar raste të reja dhe vdekje në një seri rekordesh ditore në Rusi.

Megjithatë, autoritetet qetësuan duke deklaruar se varianti i ri nuk është imun ndaj asnjë vaksine.

Nënvarianti AY.4.2 është gjithashtu në një trajektore në rritje edhe në Angli, ku thuhet se ka infektuar rreth 6 për qind të rasteve të reja që nga fundi i muajit shtator.

Ministri britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha të mërkurën se nuk kishte asnjë arsye për të besuar se nënvarianti përbën një kërcënim më të madh se Delta.

Imunologu rus Nikolay Kryuchkov tha se Delta dhe nënvariantet e saj do të mbeten dominuese dhe në të ardhmen mund të përshtaten në disa mënyra me vaksinat, veçanërisht kur normat e vaksinimit janë nën 50 për qind.

“Por më duket se një kërcim emergjent nuk do të ndodhë, sepse koronavirusi, si çdo organizëm ka një kufi evolucionar dhe kapërcimi evolucionar tashmë ka ndodhur”, tha ai.

Kryebashkiaku i Moskës të enjten njoftoi masat më të rrepta të bllokimit që nga qershori i vitit të kaluar, një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin miratoi një propozim të qeverisë për një mbyllje njëjavore të vendeve të punës në fillim të nëntorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular