BallinaAktualitetVrasja në Fier e grabitja në Krujë, Salianji: Qeveria i përdor keta...

Vrasja në Fier e grabitja në Krujë, Salianji: Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe sot ndihen si zotër

Deputeti, Ervin Salianji, ka reaguar për ngjarjet kriminale të orëve të fundit. Në një postim në facebook, ai thotë se për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë.

“Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti! Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës”.

Sipas tij Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet.

“Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike” përfundon ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular