BallinaKryesoreBasha flet për Berishën para krerëve të degëve: S’do të ketë institucione...

Basha flet për Berishën para krerëve të degëve: S’do të ketë institucione paralele! Nuk e bunkerizoj PD-në për…

Zbardhen disa mesazhe që kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë para krerëve të degëve të Partisë Demokratike, në mbledhjen me dyer të mbyllura, në selinë blu.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen tri-orëshe janë diskutuar dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit ka thënë se do të kandidojë për kryetar të PD dhe do të zbulojë brenda javës datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Siç mëson gazetari Stafa, në lidhje me çështjen e Berishës, Basha ka thënë para krerëve të degëve se “Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular