BallinaKronikeHelmimi i mbi 300 personave në Krujë/ Meta: Ngjarja, kërcënim serioz për...

Helmimi i mbi 300 personave në Krujë/ Meta: Ngjarja, kërcënim serioz për jetët e sigurinë kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku mbi 300 persona dyshohet se janë helmuar.

Me anë të një reagimi publik, Meta kërkon hetim serioz mbi këtë ngjarje, që e cilëson si situatë alarmante.

“Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, shprehet presidenti.

Reagimi i plotë

Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.
Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular