“Marrja e një borxhi të ri shton përtej çdo limiti borxhin publik, minon financat“, Bujar Leskaj: Sekti Rama do ta reklamojë eurobondin e pestë si një sukses

0

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është mbledhur sot për të shqyrtuar projektligjin “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”.

Mbledhja është shoqëruar me debates mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti i PD Bujar Leskaj tha se marrja e një borxhi të ri shton përtej çdo limit borxhin dhe minon financat publike.

“Një eurobond i marr për qëllime të këqija, për qëllime haluçinante, në rast se ai përdoret për të lëshuar satelitë në hapësirë, atëherë i vret financat publike të një vendi me ekonomi të brishtë siç është ekonomia shqiptare. Ju me eurobondin e pestë me të cilin do të dilni këto ditë, borxhi i jashtëm në kushte tregtare shkon në këto 5 vite nga qeveria shkon në 2.2 mld euro, vetëm i marrë përmes eurobondit, ose 786 euro për çdo banor të sotëm të Shqipërisë.
Sekti Rama me të gjitha fanfarat dhe trullosjen 3D për të cilat investon dhe këtu investon vërtetë pa kursyer paratë e taksapaguesve shqiptarë, do ta reklamojë eurobondin e pestë si një sukses i jashtëzakonshëm. Në fakt marrja e një borxhi të ri për të paguar borxhet e vjetra dhe të reja që po mbledh kapicë qeverisja e papërgjegjshme e liderit global vetëm shton përtej çdo limiti stokun e borxhin tonë publik dhe minon deri në prag katastrofe financat tona publike. Ne po marrim në një interval kohor dy eurobonde me një vlerë totale mbi 1 mld euro. Dy borxhe tregtare asnjë vend në rajon nuk ka marrë si ne. Për 6-mujorin e parë 2021 paguam nga paratë e taksapaguesve 6.5 mld lekë ose 53 milionë euro interesa për borxhin e jashtëm me një rritje 55% krahasuar me një vit më parë. Në 5 vitet e fundit vëmë re një shtim alarmant të borxhit të shtrenjtë.
Ju uroj suksese ministre dhe do jem i kënaqur në rast se në prezantimet tuaj në komision siç jemi ne seriozë të jeni më të përgjegjshëm në përgjigjen e pyetjeve”, deklaroi Leskaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.