HomeAktualitetVIDEO/"Gëzuar, perfekt". Koha kur Rama inauguroi ujësjellësin e Krujës, i cili çoi...

VIDEO/”Gëzuar, perfekt”. Koha kur Rama inauguroi ujësjellësin e Krujës, i cili çoi në spital 320 njerëz

spot_img

Vijon në mënyrë të frikshme fluksi i qytetarëve që paraqiten në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit. Nga raportimet e fundit nga spitali bëhet me dije se ka shkuar në 320 numri i personave që kanë marrë trajtim me dyshimet për helmim nga uji i pijshëm

Shumica e qytetarëve pasi kanë marrë ndihmën e parë janë rikthyer në banesa. Qytetarët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë

Por disa muaj më parë para fushatës elektorale kryeministri Edi Rama inspektoi ujësjellësin e ri të qytetit të Krujës, ku pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet

"Gëzuar, perfekt"/ Koha kur Rama inauguroi ujësjellësin

Për të garantuar se uji është cilësor, Rama kërkoi një shishe për ta mbushur dhe dhe dha shembullin duke pirë vetë i pari. Teksa hapi vetë çezmën, kryeministri tha: “Presioni gjë e mirë, hajde gëzuar, me këtë ujë të freskët nga Kruja, uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Perfekt,”- tha Rama.

Pasi piu vetë, po të njëjtën shishe ia ia kaloi edhe Milva Ekonomit. Më pas radhën e kishte kryebashkiaku Artur Bushi. Tani që ndodhi kjo ngjarje nuk e dimë nëse kryeministri Rama dhe zyrtarët e tjerë do pinë nga ujësjellësi i Krujës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular