BallinaKryesoreSula: Berisha sot do që ta shkatërrojnë PD-në duke i gjuajtur me...

Sula: Berisha sot do që ta shkatërrojnë PD-në duke i gjuajtur me gurë dhe anti-tank

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se është një ndër deputet që kam qenë në mazhoranca dhe jam në opozitë dhe e kam ngritur zërin.

Ai tha se Shumë ish-drejtues të lartë të PD-së kanë përfituar nga korrupsioni kur opozita ka qenë në pushtet.

Sula: Jam një ndër deputet që kam qenë në mazhoranca dhe jam në opozitë dhe e kam ngritur zërin, në vitin 2013 ne jemi ndëshkuar për shkak të korrupsionit. Unë edhe në viti në 2013 kam marrë më shumë vota në Elbasan se sa PS dhe LSI.

Shumë ish-drejtues të lartë të PD-së kanë përfituar nga korrupsioni. Rama kishte si kalë beteje në fushatë luftën kundër korrupsionit, ndodhi që korrupsioni jo vetëm nuk u luftua, por u 10-fishaur. Prandaj një pjesë sot janë ata që kanë qenë të korruptuar. Prokuroria ka qenë e kapur prej 30 vitesh tashmë.

Mua më vjen keq sepse PD-ja është si një fëmijë që është lindur nga babai i saj dhe tani, Berisha dhe persona të tjerë duan ta shkatërrojnë PD-në duke i gjuajtur me gurë dhe anti-tank.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular