BallinaEkonomiBanka Boterore e FMN lëshojnë alarmin: Vendet në zhvillim mund të mos...

Banka Boterore e FMN lëshojnë alarmin: Vendet në zhvillim mund të mos shlyejnë dot kreditë

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u kërkojnë vendeve të zhvilluara dhe kredidhënëset kryesore në botë që të rishikojnë si interesat, ashtu edhe afatet e kredive të dhëna për vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Kërkesa u është bërë liderëve të G20-s, që u mblodhën këtë fundjavë në një samit në Romë

Presidenti i BB, David Malpass dhe drejtorja e FMN, Kristalina Georgieva thonë në deklaratat e tyre se pandemia dhe kriza energjitike që ka shpërthyer tashmë kanë prekur fuqinë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim për shlyerjen e kredive të marra. Mes ekonomive në zhvillim futet edhe ekonomia shqiptare.

BB e FMN kërkojnë që të përshpejtohet me planin për ristrukturimin e borxheve, uljen e interesave, zgjatjen e afateve dhe faljen e kamatëvonesave për vende të caktuara. Si shembull ata sollën rastin e Sudanit, i cili aktualisht e ka të pamundur që të shlyeje këstet e radhës të kredive që ka marrë, kryesisht nga Kina.

Kina është kredidhënësja kryesore e shteteve të tjera me mbi 65 për qind të tregut. Ajo kundërshton propozimet e bëra nga BB dhe FMN, duke bllokuar një angazhim konkret në samitin e G20-s, ku presidenti kinez, Xi Jinping mori pjesë online.

Megjithatë, udhëheqësit e G20 u zotuan që të përshpejtojnë punën për të miratuar një rregullore të përbashkët për trajtimin e huave problematike dhe theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së sektorit privat në këtë drejtim.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular