BallinaKronikeE dielë “e zezë”! Sot 3 humbje jete dhe 11 të plagosur...

E dielë “e zezë”! Sot 3 humbje jete dhe 11 të plagosur nga disa aksidente në rrugët e Shqipërisë

Dy viktima dhe 11 të plagosur, ky është bilanci i disa aksidenteve rrugore të ndodhura këtë të dielë në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” aksidentoi një këmbësor,  i cili si pasojë e përplasjes ndërroi jetë. Pas aksidentit shoferi braktisi makinën dhe u largua, ndërkohë policia po punon për kapjen e tij.

Më herët gjatë mesditës, në Qafë-Thanë një 60-vjeçar, shofer i një furgoni humbi jetën, pasi u përplas me një autobus.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Rreth orës 21:15 në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe 4 pasagjerë të autobusit.

Ndërsa në Shijak, si pasojë e përplasjes së dy makinave mbeten te plagosour nje shofere dhe 3 pasagjerë.

Ndërkohë në orët e mbrëmjes, në rrugën Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular