BallinaKryesoreDhurata Çupi: Bashkitë si drejtori të qeverisë, në zgjedhje lokale me reformë...

Dhurata Çupi: Bashkitë si drejtori të qeverisë, në zgjedhje lokale me reformë të re

Partia Demokratrike e konsideron si priotare Reformën Territoriale dhe do të kërkojë që në zgjedhjet e ardhshme vendore të hyj me një hartë të re. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi dhe anëtare e grupit të punës për këtë reformë në selinë blu deklaron se bashkitë e kanë humbur funksionin e tyre bazë.

“Sot ne kemi 61 bashki si drejtori të pushtetit qendror. Në zgjedhjet e afërta të garohet me një reformë të re,” thotë Çupi.

Demokratët do të kërkojnë që të rikthejnë Komunat si një vendore në të gjitha ato Bashki ku për shkak të fokusit ekonomik apo elektoral deri më sot qytetarëve nuk i është shërbyer.

“Bashkitë kanë qenë të mëdha, nuk u është shërbyer komunave të vogla,” thekson deputetja.

Për Çupin, nëse mazhoranca do të ulet me vullnetin e mirë për të rishikuar hartën territoriale, qytetarët do të kenë mundësi që pas zgjedhjeve vendore të kenë shërbime më cilësore dhe njësi vendore funksionale.

“Ësjtë për të plotësuar kërkesën e të gjithë qytetarëve shqiptarë,” shprehet Çupi.

Ditët e ardhshme, Partia Demokratike do të paraqese në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Territoriale Juxhin Mustafaraj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular