BallinaKronikeAksident në "Rrugën e Kombit"! Plagosen tre persona, njëri prej tyre në...

Aksident në “Rrugën e Kombit”! Plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, ku si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet.”- njofton policia.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular