BallinaAktualitetU pushkatua nga diktatura, Bujar Leskaj: I paharruar Profesor Koço Plaku. Sot...

U pushkatua nga diktatura, Bujar Leskaj: I paharruar Profesor Koço Plaku. Sot në Patos u vendos shtatorja e shkencëtarit dhe gjeologut të shquar

Nga Bujar Leskaj

Sot në qytetin e naftës, Patos u vendos shtatorja e shkencëtarit, gjeologut më tê shquar shqiptar të naftës,heroit Koço Plaku. Koço Plaku rikthehet denjësisht në qytetin e Patosit nga i cili diktatura e Enver Hoxhës e ndau në pranverë të vitit 1975 dhe mbas një vit e tre muaj hetuesie torturash dhe shantazhesh ndaj të cilave ai kurrë nuk u përkul i jep dënimin kapital, duke e pushkatuar nê qershor të vitit 1976.
Shkencêtari me karakter të fortê kurrë nuk u perkul, madje dhe pêrballê togês së pushkatimit e priti ekzekutimin duke kênduar, i bindur se vetëm tê mira i kishte sjellë vendit dhe me shpresën se një ditë e vërteta do tê mësohej. Gjeologu Koço Plaku përgjatë karrierës profesionale kishte idhull gjeologun polak, të madhin Stanislav Zyber, tê cilin diktatura e kishte ekzekutuar në vitin 1947. Koço Plaku u lind në vitin 1929 nê Hoçisht të Korçës dhe punoi ne Vlorê, Patos e Fier.
20 vitet e punës së gjeologut të shquar Koço Plakut në naftë cilësohen vitet frytdhënëse në zbulimin dhe nxjerrjen e naftës. Firmën e tij mbajnë sot të gjithë vendburimet e naftës. Ai zbuloi zonën e Visokës, Gorishtin, Cakranin, Divjakën, Delvinën etj. Duke konfirmuar tezên e tij gjeologjike se dhe nën shtresat gëlqerore ekzistojnë shtresa pafunde me naftë dhe gaz pasi më përpara nafta ishte prodhuar vetem ne zona ranore. Ne kohen e Koco Plakut u regjistrua vitet rekord ne prodhimin vendas te naftes. E njohur kjo si pranvera e arte e naftes shqipetare. Koco si nje gjeolog i kompletuar projektoi me dhjetera zbulime dhe kerkime shkencore duke mbetur deri me sot si idhull i fushes gjeologjike te naftes. Shume gjeologe pasardhes ruajten dhe ndoqen studimet e Koço Plakut.
Rikthimi dinjitoz i shtatores se Koço Plakut ne Patos ne vijim te akademive perkujtimore te organizuara per te mbas viteve 90 duhet te na sherbej per te thelluar kujtesen dhe per te vazhduar nderimin e kesaj figure te madhe te shkences shqiptare dhe qendrestarit te paepur, te paperulur ndaj diktatures komuniste Koco Plaku duke e nderuar me titullin e larte Qytetar Nderi ne qytetet e vendit ku industria e naftes vazhdon te zhvillohet mbeshtetur ne studimet e tij dhe Stanislav Zyberit si dhe nderimin me te larte te cilin ai e meriton nga Presidenti i Republikes me dekoraten e larte Nderi Kombit.
Kete postim te shkurter dua ta mbyll me vleresimin e mikut tim, inxhinierit gjeolog (i ndare nga kjo jete 4 vite me pare) Nuredin Skrapari (20 vite burg) i cili e vleresonte Koco Plakun si nje gjigand te gjeologjise dhe zbulimit te naftes ne vend dhe e nominonte Koco Plakun si kryevlera e naftes shqiptare. Sot ne perkulemi me respekt dhe mirenjohje per ata qe i dhane atdheut arin e zi, me studimet dhe punen e tyre i dhane ekonomis se vendit miljona e miljona dollar nafte apo gaz. U burgosen, u vrane por nuk u gjunjezuan! Duke filluar nga i madhi Stanislav Zyber, inxhinier Riza Fejzi Alizoti, Koco Plaku e Milto Gjikopulli te pushkatuar nga diktatura ( ne vitet 1947 dhe 1976)per te vazhduar me bashkevuajtesit e gjeologut Plaku: Nuredin Skrapari, Filip Nashi, Beqir Aliaj, Protoko Murati, Jani Konomi, Dhimiter Stefa (te denuar ne mesin e viteve 70) dhe me te tjeret te denuar ne mesin e viteve 80.
I paharruar Profesor Koço Plaku!
Ne fotot bashkengjitur ketij postimi eshte permendorja e vendosur ne 30 Tetor 2021 ne Patos, (veper e skulptorit te talentuar Ardian Pepa) me zotin Jovan Plaku, djalin e heroit Koço Plaku si dhe disa foto nga gjygji i vitit 1976.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular