BallinaKronikeGjendet e pajetë një 67-vjeçare në lumin Vjosa në Përmet, çfarë thotë...

Gjendet e pajetë një 67-vjeçare në lumin Vjosa në Përmet, çfarë thotë policia

Një e moshuar është gjetur e pajetë në lumin Vjosa në Përmet. Trupi i 67-vjeçares është gjetur e pajetë rreth orës 09:15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se gruaja ishte gjetur e pajetë në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa

Sipas policisë, trupi i pajetë i shtetases me inicialet R.SH., banuese në Përmet, ishte në dukje pa shenja dhune.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular