BallinaKronikeFOTO/ 23-vjeçarja humb jetën nga një aksident, mesazhet për studenten përlotin rrjetin

FOTO/ 23-vjeçarja humb jetën nga një aksident, mesazhet për studenten përlotin rrjetin

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 23-vjeçares Renada Muneka pak ditë më parë.

Ajo ishte pasagjere në makinën tip “Volksëagen” që po drejtohej nga një 22-vjeçar teksa në aksin rrugor Plepa-Shkozet humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e trafikndarëses.

Plagët e rënda bënë që e reja të humbte jetën në spital. Renada Muneka ishte studente në Fakultetin e Drejtësisë. Mesazhet nga studentët në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe prekëse, ndërsa nesër në orën 11:00 do të mbahen homazhe pranë Fakultetit të Drejtësisë

“Engjëlli më i bukur i parajsës. Gjysma e shpirtit tim. Do të jesh gjithmonë prezentë kudo me shpirt, në fakultet, në shoqëri dhe në zemrat e të gjithëve ne” është një nga mesazhet për të renë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular