BallinaKronikeE rëndë/ 55-vjeçari në SHBA vret gruan dhe dy fëmijët, njërin e...

E rëndë/ 55-vjeçari në SHBA vret gruan dhe dy fëmijët, njërin e kishte birësuar në Shqipëri. Më pas qëllon edhe veten

Mediat amerikane kanë publikuar lajmin se një 55-vjeçar në Kolorado të SHBA-ve ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve ishte i birësuar nga Shqipëri. Më pas ai ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur Christof Kreb, 55 vjeç vrau gruan me të cilën ishte i martuar prej 26 vitesh, Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri.

Policia mbërriti në banesë pas një njoftimi se njëri prej tyre ishte plagosur rëndë. Në momentin e mbërritjes atje, gjetën të pajetë të katër anëtarët e familjes.

Christof Kreb ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs.

Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha përfaqësuesja e familjes Laura Muir Mellini.

“Ajo ishte një avokate e palodhur për fëmijët e keqtrajtuar dhe të neglizhuar,” tha Muir Mellini.

Familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar. Muir Mellini tha se Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë dhe vëllai i saj Barrett, në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular