BallinaKronikeVrasja në Laç, Shemsi Prençi: Ish-polici u trokiti në derë 5 shefave...

Vrasja në Laç, Shemsi Prençi: Ish-polici u trokiti në derë 5 shefave të fundit dhe u tregoi hasmit

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi deklaroi në “Bardh a Zi” në ABC se Xhelal Reçi i cili u vra pak ditë më parë në Laç, kishte trokitur në zyrat e drejtorëve të fundit të policisë duke u treguar personat me të cilët kishte hasmëri dhe e kërcënonin se do e vrisnin.

“Xhelal Reçi ka trokitur te 5 drejtorët e fundit dhe ka thënë këta janë hasmit e mi dhe kërkojnë për të më vrarë. Janë 22 atentate, ky është i 23-ti për autor”, tha Prençi.

Zv/ drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj deklaroi se në lidhje me këtë ngjarje tashmë po hetohet nga policia dhe do të ketë një përfundim. “Për vrasjen e Reçit po hetohet dhe do të kemi një përfundim”, deklaroi Dervishaj.

Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat një vit më parë.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2020 në mes të Shëngjinit. Besniku, i shpëtoi atentatit të mirëorganizuar. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular