BallinaKryesoreTenderi për uniformat e Policisë, ironizon deputeti i PD-së: Janë “Gucci” apo...

Tenderi për uniformat e Policisë, ironizon deputeti i PD-së: Janë “Gucci” apo “Vuitton”?

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela, e ka pyetur ministrin e Brendshëm Çuçi, në Komisionin e Sigurisë, për çështjen e uniformave të Policisë duke ironizuar dyfishimin e rritjes së vlerës për këtë uniformë krahasuar me vitin 2013.

Sipas Çelës, dyfishimi i vlerës tregon se bëhet fjalë për para të madhe, a thua se për këtë projekt është pajtuar ndonjë firmë e njohur mode si “Gucci” ose “Louis Vuitton”.

“Me sa jam i informuar lidhur me projektbuxhetin e uniformës së Policisë së Shtetit, është me vlerë dikur rreth 28 milionë dollarë. Në 2013 kemi pasur 14 mln dollarë, çfarë përmirësimesh i janë bërë uniformës me këtë rritje kaq të madhe të vlerës, duke e krahasuar me vlerën e projektit të mëparshëm në 2013, vetëm në qoftë se keni marrë ndonjë firmë ose ‘Gucci’, ose ‘Louis Vuitton’ se me dyfish i bie big money (para e madhe)”, tha Çela. Nga ana e tij, ministri i Brendshëm tha se “Shtesa e faturës apo çmimit të uniformës së Policisë së Shtetit e ka rritur fakti që janë 1887 punonjës më shumë nga viti 2013. Pastaj ka edhe elemente të kontratës për cilësi të ndryshme të kontratës”.

Teksa foli për buxhetin e vitit 2022, ministri Çuçi u shpreh se do të ketë rritje të pagave për mbi 1100 efektivë të Policisë së Shtetit. Rritje page do të përfitojnë edhe pjesa e shërbimit të Gardës së Republikës. “Një risi e rëndësishme e tij është dhe ajo që ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Vitin që vjen, në formën e shpërblimit, do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të Policisë deri në 150 % të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje, sot e kalkuluar, do të përfitojnë 1179 efektivë të Policisë, pasi në këtë skemë ne do të përfshijmë të gjithë punonjësit e Policisë, nga inspektori deri te drejtuesit e parë.

Në një projekt që kemi bërë dhe llogari, sipas rritjes që ka për këtë zë, i kemi ndarë përkatësisht në bazë të kilometrave, pra, largësisë që ka punonjësi që punon jashtë vendbanimit të tyre, duke u nisur nga 20 deri në 60 km largësi, do të përfitojë 20% më shumë mbi pagën, nga 61 km deri 120 km, do të përfitojë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km, do të përfitojë 50% mbi pagën mujore.

Dua të theksoj reflektimin që ky buxhet i bën rritjes së pagave të punonjësve të Gardës, bazuar në ligjin e ri të Gardës që kemi miratuar në 2021, pra, këtë vit, nga ku 90% e kësaj rritjeje shkon për funksionet e nivelit bazë, paga e të cilëve parashikohet të rritet rreth 7% për vitin 2022. Janë rreth 240 përfitues që do të përfitojnë nga kjo rritje që sapo thashë. I pyetur për blerjen e gazit lotsjellës që mund të përdoret për protesta, ministri Çuçi u shpreh se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe mund të protestohet lirisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular