BallinaKronikeArtan Hoxha: Bisedat e fundit të biznesmenit të vrarë dhe shpresat e...

Artan Hoxha: Bisedat e fundit të biznesmenit të vrarë dhe shpresat e familjarëve

Familjarët e biznesmentit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt 13 ditë pasi ishte rrëmbyer, shpresonin që ta gjenin gjallë

Gazetari Artan Hoxha në ABC ka deklaruar se ka biseduar me familjarët para se biznesmeni të gjendej i vrarë. Ata i kanë thënë se ai kishte borxhe ndaj familjarëve dhe brenda fisit, ndaj nuk e shikonin si rrezik që ta vrisnin, duke shpresuar se do ta gjenin gjallë dhe do t’i zgjidhnin problemet

“Ishte një ngjarje e rëndë, ngjarja u publikua ditën e premte, ditën e 13 kur ishte rrëmbyer e zhdukur kufoma e biznesmenit. U mbajt e fshehtë sepse nuk dihej kufoma, por edhe sepse shpresonin se do e gjenin gjallë. Njerëzit e afërt kishin shpresa se do mund ta gjenin gjallë, sepse kam kontaktuar më parë më to vetë personalisht. Shanset që një i rrëmbyer të mbijetojë janë deri në 48 ore, po i kaluan 48 rrembim shanset ulen. Sipas kontakteve që kam pasur me familjarët e biznesmenit, thonin se viktima kishte borxhe ndaj fisit dhe njerëzve të afër, dhe kjo gjë sipas tyre s’kishte pse t’i rrezikonte jetën sepse e shihnin si të zgjidhshme”, tha Hoxha

Gazetari deklaroi se ditën kur biznesmeni u rrëmbye nuk kishte shfaqur asnjë lloj shqetësimi për ndonjë rrezik të mundshëm që i kanosej. Biseda e tij e fundit një ditë para rrëmbimit kishte qenë pikërisht me autorin e dyshuar për vrasjen e tij.

“Ditën e ngjarjes kur është rrëmbyer, 16 ditë nga dita e sotme, ai kishte qenë normal, pas asnjë shqetësim madje ishte i qeshur në lagje e me familjarët. Nuk u ka lënë familjarëve të kuptojnë se ka një rrezik real për jetën. Në kontaktet e para që kam patur me ta, më thanë se dyshon te personi që u arrestua por më tepër më thanë se Rrushi mund ta ketë çuar te vrasësit jo se e ka bërë ai direkt vrasjen, por më thanë që s’e dinin kush ishte pas tij.

Deklarimet e Rrushit të çojnë te kjo që ai duhet ta dinte ku ishte, por jo se e kishte ekzekutuar. Kontakti i fundit që ka patur në mbrëmje viktima ka qenë me Rrushin. Nuk ia ka hapur telefonin  dhe kontakti është bërë me një telefon tjetër. Rrushi e ka marrë në makinë ku dyshohet se kanë qenë edhe 2 persona të tjerë. Rrushi ka thënë se e ka zbritur në autostradë, por në kamera rezulton se nuk ishte parë në atë orë që pretendonte Rrushi, në mes të natës. Kur i ra kjo hipoteze, ai tha pastaj e çova diku mes Coka-Colës, kur edhe kjo ra aty e humbi toruan dhe u bë agresiv ndaj oficerëve. Në atë moment policia ishte para faktit që ta mbante brenda s’kishte provë të fortë. Makina ishte larguar nga vëllai i Rrushit”, tha Hoxha më tej./ ABC

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular