BallinaUncategorizedE rrëmbyer prej disa ditësh, adoleshentja gjendet me anë të sinjalit për...

E rrëmbyer prej disa ditësh, adoleshentja gjendet me anë të sinjalit për ndihmë të “TikTok”

spot_img
spot_img

Një adoleshente e zhdukur prej disa ditësh në Karolinën e Veriut u shpëtua nga policia, pasi kërkoi ndihmë duke përdorur një emoji dore të njohur në TikTok, që përfaqëson dhunën në shtëpi.

16-vjeçarja nga Asheville, u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të martën. Të enjten, një automobilist në Kentaki thirri 911 për të raportuar se kishte parë një vajzë që mbahej me dhunë në një automjet, shkruan “CNN”.

Denoncuesi ishte pas automjetit dhe vuri re një pasagjere femër, duke bërë gjeste me dorë, që njihen në TikTok, si tregues të dhunës në shtëpi: kam nevojë për ndihmë, dhunë në familje”,- thuhet në deklaratën e postuar të premten.

Gjesti është një shenjë me një dorë që dikush mund ta përdorë kur është në ankth ose në situatë të vështirë, sipas Fondacionit Kanadez të Grave. Dikush që përdor sinjalin e mban dorën lart me pëllëmbën e kthyer nga jashtë, më pas fut gishtin e madh dhe mbyll gishtat për të kapur gishtin e madh.

Policia i tha “CNN”, se adoleshentja e kishte mësuar gjestin e dorës në TikTok. Personi që thirri 911 qëndroi pas automjetit për shtatë milje duke transmetuar informacione në polici. Policia ka mundur ta ndalojë makinën dhe ka shpëtuar adoleshenten.

Personi, i cili e kishte mashtruar vajzën, dhe më pas kishte shfaqur shenja të abuzimit seksual, u arrestua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular