BallinaKronikeSulmohet Xhamia në Lushnje! Thyhen xhamat e institucionit fetar, kapen dy ...

Sulmohet Xhamia në Lushnje! Thyhen xhamat e institucionit fetar, kapen dy …

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta xhaminë në qytetin e Lushnjes. Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku. Ai është njoftuar nga imami i xhamisë, i cili kur ka shkuar në mëngjes ka parë dritaren dhe xhamat e thyer të godinës ku besimtarët u luten Zotit

“Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. D. dhe K. G., të dy të vitlindjes 2006, banues në Lushnjë, pasi i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases A. K., 23 vjeçe, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe sende personale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular