Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka përsëritur ftesën ndaj të gjithë qytetarëve dhe demokratëve në veçanti, për të marrë pjesë në Foltoren e Pogradecit, në bashkëbisedimin e radhës, që do të mbahet sot pasdite në orën 17:00 në këtë qytet.
“Sot në Pogradec, në ora 17:00, në Pallatin e Kulturës “Lasgush Poradeci” mbahet Foltorja “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj të gjithë demokratët dhe demokratët e Pogradecit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!” – ka theksuar Berisha në mesazhin e tij në Fb