BallinaKryesoreInstagrami, bekim apo mallkim?

Instagrami, bekim apo mallkim?

spot_img

Zgjohemi, kapim telefonin, hapim Instagramin dhe fillojmë të navigojmë.

Është një rutinë shumë e njohur për shumë prej nesh. Por si ndikon aplikacioni në shëndetin tonë mendor?

Informatori i Facebook, Frances Haugen, paralajmëroi se Instagrami është “më i rrezikshëm se format e tjera të medieve sociale“, pasi u zbulua se hulumtimi i vetë kompanisë tregoi se Instagrami mund të ishte i dëmshëm.

Ndërsa politikanët vazhdojnë të shqyrtojnë mediet sociale, BBC foli me pesë persona për përvojat e tyre në Instagram.

Ndërtimi i komunitetit

Dani ka një lidhje dashurie-urrejtje me Instagramin. 29-vjeçarja nga Uellsi i Jugut, siguron jetesën nga platforma dhe ka ndërtuar një komunitet për njerëzit trans në internet.

Por ajo është abuzuar për mënyrën se si duket.

Instagrami, bekim apo mallkim?

“Instagrami është bekimi dhe mallkimi më i madh i jetës sime”, thotë Dani për BBC.

“Komentet e urrejtjes ishin të neveritshme. Dikush madje më dërgoi një temë ku njerëzit më kishin fotografuar dhe po më tallnin.”

Dani, e cila ka mposhtur varësinë nga alkooli, duket se e ka më të vështirë me mediat sociale.

“Kam disa vite që jam esëll, por ndjej se Instagrami është i keq për njerëzit me personalitet të varur. Është e njëjta ndjenjë që keni, nevoja për të pasur gjithnjë e më shumë.”

Nick Clegg, nënkryetar i çështjeve globale në kompaninë mëmë të Instagramit Meta, ka mbrojtur platformën, duke thënë se “shumica dërrmuese” e vajzave adoleshente kënaqet duke e përdorur atë.

Ai tha se kompania do të prezantonte mjete për të trajtuar përdorimin e dëmshëm të Instagramit, duke përfshirë një rubrikë të quajtur “të pushoni“, që do t’i shtyjë përdoruesit e rinj të shkëputen.

Imazh trupi

Hannah shpenzon gjashtë deri në 10 orë në ditë në rrjetet sociale, në të cilat ajo ka pasur akses që kur ishte adoleshente.

24-vjeçarja, e cila studion në Universitetin e Perëndimit të Skocisë në Ayr, ka një llogari në të gjitha platformat kryesore; Facebook, Instagram, Twitter, Snapchat dhe TikTok.

Instagrami, bekim apo mallkim?

“Unë kam këtë zakon vërtet të keq, gjëja e parë që bëj në mëngjes është të kontrolloj të gjitha njoftimet e mia,” shpjegon ajo.

“Është gjëja e fundit që kontrolloj para se të fle. E gjithë dita ime sillet rreth rrjeteve të mia sociale.”

“Unë jam padyshim e varur nga TikTok. E di që në thelb po humbas kohë… ka raste kur përpiqem ta kufizoj.”

Në Instagram, Hannah ndiqte influencuesit që e bënin të ndihej keq për imazhin e saj të trupit.

“Më bëri të mendoj se trupi im duhej të dukej si i tyri dhe fillova të kisha pritshmëri jorealiste për të qenë një modele elegante. Kuptova se po dëmtonte vërtet shëndetin tim mendor, kështu që bëra një hap prapa dhe nuk i ndoqa më.

Tani ajo ka ndryshuar profilin e personave që ndjek, duke u fokusuar tek influencuesit me llogari pozitive për trupin.

Mjedis toksik

Në shkollën Hornsey për vajza në Londrën Veriore, Scarlett dhe Anisa thonë se janë të vetëdijshme për rreziqet e medieve sociale.

Scarlett është 15 vjeç dhe përdor të gjitha platformat përveç Facebook-ut, për të cilin ajo nuk mendon se është për njerëzit e moshës së saj.

Instagrami, bekim apo mallkim?

“Unë ndjek YouTubers që krijojnë përmbajtje rreth modës, si Emma Chamberlain, të cilën e dua,” thotë ajo.

“Por kur shoh dikë me një standard shumë të lartë bukurie, është vërtet e vështirë sepse duke e parë këtë më bën të mendoj se duhet të dukem edhe unë kështu. Më ka bërë të ndihem e pasigurt.”

Anisa, e cila është gjithashtu 15 vjeçe, ndryshon llogaritë që ndjek, për të shmangur përmbajtjet negative.

Por ajo thotë se ka parë gjëra në internet që nuk donte t’i shihte.

“Kam vënë re që llogaritë e disa njerëzve krijojnë një mjedis toksik. Duke qenë se jam adoleshente, e di që duhet të kujdesem për shëndetin e trurit tim dhe nga “trushpërlarja”” thotë Anisa.

Vajzat thonë se kanë pasur edhe eksperienca të këndshme në rrjetet sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për të bërë video me miqtë e tyre.

Pa rrjete sociale

Jo të gjithë në shkollë kanë në Instagram. Lea, e cila është 15 vjeçe, nuk  i lejohet të hapë  ende një llogari në rrjete sociale.

“Kjo është për shkak  të gjitha gjërave negative që ka atje, kështu që unë i besoj vendimit të mamasë sime,” thotë ajo.

“Do të doja shumë të kisha rrjete sociale, sepse të gjithë miqtë e mi kanë dhe unë ndonjëherë ndihem jashtë loje, por e di edhe anën e keqe të saj. Kam dëgjuar shumë histori për miqtë e mi që marrin foto të papërshtatshme dhe video të tmerrshme, gjëra që njerëzit e moshës sonë nuk duhet t’i shikojnë.”

Instagrami, bekim apo mallkim?

Në shtator, Meta – që atëherë ende quhej Facebook – ndërpreu planet për të krijuar një “eksperiencë në Instagram” për fëmijët nën 13 vjeç, të quajtur “Instagram Kids”.

Kompania tha se do të duhej kohë për të dëgjuar “prindërit, ekspertët, politikëbërësit dhe rregullatorët”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri./ BBC –

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular