BallinaKronikeVdekja e shqiptares që shkatërroi rrjetin e prostitucionit, si i çoi në...

Vdekja e shqiptares që shkatërroi rrjetin e prostitucionit, si i çoi në pranga 40 persona

spot_img

Disa ditë pasi i vendosi flakën vetes përpara Ministrisë së Brendshme në Itali, 47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini i ka dhënë fund jetës ditën e shtunë (6 nëntor).

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë ku ajo u hodh nga një urë. Sipas mediave fqinje, të cilat kanë dhënë detaje shtesë, Sejdini ishte në kushtet e një rëndese psikologjike, pasi prej kohësh kërkonte nënshtetësinë italiane, për të cilën nuk ka marrë ndihmë nga autoritetet.

Adelina Sejdini, e lindur në Durrës ka ndihmuar autoritetet italiane të shkatërrojnë një rrjet të prostitucionit në Itali. Shqiptarja e cila shfrytëzohej për prostitucion, në vitin 1996 bashkëpunoi me autoritetet për të goditur rrjetin kriminal ku ishte e përfshirë.

Falë denoncimit të saj, 40 persona u arrestuan dhe 80 të tjerë u kallëzuan penalisht, të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë. Më 3 nëntor ishte e ftuar në mediat italiane ku ka thënë: “Nëse kthehem në Shqipëri jam një grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që kisha arrestuar”.

Sejdini, jetonte në zonën e Pavia dhe kohët e fundit është diagnostikuar me kancer. Pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, ajo kërkonte të merrte nënshtetësinë shqiptare. Për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit ai kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda. Gruaja tha: “Kam aplikuar për një banesë publike, por tani e ëndërroj. Dokumentet nuk përputhen më”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular