BallinaAktualitetEMRI/Doli në video ku konfirmonte blerjen e votave nga PS, shkarkohet nënkryetari...

EMRI/Doli në video ku konfirmonte blerjen e votave nga PS, shkarkohet nënkryetari i Bashkisë në Durrës

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho. Vendimi për largimin e tij nga detyra është marrë nga kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.

Shkarkimi i tij vjen pas publikimit të një video mesazhi nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ku nënkryetari Braho fliste për blerjen e votave nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

“Vetë rezultatet treguan që ishin nga më të dobëtat. Të jesh në pushtet, të blesh vota dhe të dalësh prapë skandal vetëm në Durrës mund të ndodhë nën udhëheqjen e këtyre njerëzve. Kjo mund të ndodhë vetëm nga arrogance që përballen kur vijnë në Bashkinë e Durrësit”, dëgjohej të thuhet në video nga Braho.

Postimi i Endri Hasës

Vangjush Dako, edhe non grata, edhe bankomat i Edi Ramës për blerjen e votave.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Alket Braho, dëshmoi publikisht se Vangjush Dako ka blerë vota për Edi Ramën edhe në këto zgjedhje. Vangjush Dako u shpall non grata nga SHBA, por, de facto, drejton Bashkinë e Durrësit, në bashkëpunim me Edi Ramën. Ndiqni një pjesë të dëshmisë së nënkryetarit socialist të Bashkisë. Nga dëshmia e tij, konfirmohet ajo që të gjtihë e dinë në Durrës se Vangjush Dako, në cilësinë e bankomatit të Edi Ramës, përcakton kush merr cilin tender në Bashkinë e Durrësit.

Dy gjëra janë urgjente sot.

  1. Miratimi i vettingut në politikë për të pastruar politikën nga korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin.
  2. SPAK të nisë hetimet për blerjen e zgjedhjeve nga Vangjush Dako, për korrupsion dhe ndërhyrje në tendera, bazuar në deklaratën e nënkryetarit socialist të Bashkisë së Durrësit.

Është rasti për t’u treguar të pavarur dhe për të justifikuar miliona euro të shpenzuara nga aleatët tanë për një drejtësi që lufton korrupsionin, edhe kur ky çon tek kryeministri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular