BallinaKronikeAtentati mafioz/ Policia del me një njoftim të dytë: Makina e djegur...

Atentati mafioz/ Policia del me një njoftim të dytë: Makina e djegur e autorëve të ngjarjes, targat e vjedhura në Tiranë

Policia e shtetit ka dalë me një komunikim të dytë sa i përket ngjarjes së rëndë të ndnodhur në Tiranë, ku gjatë një atentati mbetën të vdekur dy shtetasit Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Sipas uniformave blu, makina e markës”Toyota” e gjetur në zonën e Thumanës mendohet se si përket autorëve të kësaj ngjarjeje. Automjeti mendohet se targat mjetit janë të vjedhura në Tiranë.

Tiranë/ Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :

Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular