BallinaKronikeEkzekutim me kallashnikov drejt ‘Audit’, zbulohet dinamika e ngjarjes në zonën e...

Ekzekutim me kallashnikov drejt ‘Audit’, zbulohet dinamika e ngjarjes në zonën e Astirit

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Si pasojë e një breshërie plumbash dy persona kanë mbetur të vrarë, teksa lëviznin me mjetin tip ‘Audi’. Sipas njoftimit zyrtar dy viktimat e atentatit të kësaj të shtune janë Erigres Mihasi dhe Armando Dumani. Mihasi 32 vjeç ishte shofer i “Audit” të bardhë ndërsa Dumani 26 vjeç pasagjeri. Makina ka marrë shumë plumba, sidomos në anën e pasagjerit duke shpuar tej për tej xhamin e automjetit.

Dëshmitarë okularë që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi atentati thonë se Erigers Mihasi e Armando Dumani ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.Sapo janë afruar pranë semaforit atentatorët, që me shumë gjasa i ruanin prej kohësh, kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi.  Dëshmitarët vijojnë duke thënë se autorët e ngjarjes kriminale janë larguar me shpejtësi drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe për kapjen e tyre janë ngritur forca policore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Mihasi nuk është një emër i panjohur për botën e krimit pasi ai dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi njihej nga policia si person i një grupi kriminal dhe u arrestua në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”.

Dumani, është gjithashtu një emë i njohur nga policia për shkak se ai ishte pjesë e grabitjes së një banke ne Vlorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular