HomeAktualitetDosja e ‘pastrimit të parave’/ Rezart Taçi dha garanci për zhbllokimin e...

Dosja e ‘pastrimit të parave’/ Rezart Taçi dha garanci për zhbllokimin e tyre, përgjime në Itali e Shqipëri

spot_img

Detaje të reja zbulohen nga dosja hetimore për skemën e pastrimit të parave që çoi në pranga dy persona në Shqipëri, teksa u shpall në kërkim biznesmeni Rezart Taçi.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar dosjes së prokurorisë shqiptare, raportoi për “BalkanWeb” se Taçi ka garantuar se do zhbllokonte paratë këtu.

Paratë vinin nga Zvicra në një bankë në Tiranë dhe do transferoheshin në Mal të Zi dhe në Singapor. Ndërkohë që përgjimet janë kryer në Itali dhe në Shqipëri. Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për 18,399,941.50 euro.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular