Nuk ka gjurmë të tenistes 35-vjeçare Shuai Peng, një javë pasi denoncoi për përdhunim ish-zv.kryeministrin kinez Zhang Gaoli
Gazeta franceze “Le Monde” raportoi ‘zhdukjen’ e tenistes, pas akuzave të rënda që fituesja e Roland Garros bëri ndaj një lideri të lartë të Partisë Komuniste Kineze.
Heshtja totale e gruas mund të ketë lidhje dhe me instrumentet e forta të censurës që janë në dorën e qeverisë kineze, tregon gazeta franceze
Për këtë arsye dhe një grup i famshëm që lufton për të drejtat e grave në Kinë po përpiqet ta anashkalojë këtë denoncim nga frika se mund të censurohet apo dënohet.
Shuai Peng kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku tregonte ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur me zyrtarin e lartë kinez 3 vite më parë. Postimi qëndroi online për disa minuta përpara se komentet e tij të bllokoheshin dhe të censurohej totalisht. Pas kësaj nuk ka më asnjë reagim nga tenistja e njohur.