BallinaKronike“Vrasësit e Mihasit u informuan” / Deklarata “bombë” e Shemsi Prençit

“Vrasësit e Mihasit u informuan” / Deklarata “bombë” e Shemsi Prençit

spot_img
spot_img

Shemsi Prençi deklaroi në Politiko në Top News se vrasja e dyfishtë në zonën e Astirit mbrëmjen e së shtunës është bërë me dijeni nga radhët e Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i Policisë thotë se autorët janë vënë në dijeni nga ana e policisë së Rinasit për rikthimin në atdhe të Erigers Mihasit, që besohet se ka qenë shënjestra e sulmit.

“Nëse viktima e radhës ishte Erigers Mihasi, eksponent i botës së krimit, si ka mundësi që më parë e morën vesh kundërshtarët e Mihasit që e donin të vrarë, se sa policia që e priste? Sepse ishte një person në kërkim. Policia e Rinasit më parë ka lajmëruar kundërshtarët e Mihasit se Mihasi u fut në Shqipëri se sa strukturat e policisë për ta gjurmuar këtë person, se mund të vriste dikë në Shqipëri, ose mund ta vrisnin”.

“Është vrasje e gjurmuar nga kundërshtari me dijeninë e policisë, kam bindje të plotë”, tha Prençi në Politiko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular