Detaje tronditëse janë mësuar në lidhje me ezketutimin mafioz të dy ditëve më parë në Tiranë. Mësohet se trupi i 32-vjeçarit Erigers Mihasi ka marrë 13 plumba.
Sipas ekspertëve, kjo përforcon dyshimet se “shënjsestra” ishte pikërisht ai, ndërsa shoku i tij Armando Dumani ka marrë katër plumba në trup.
Top Channel shkruan se eskpertiza mjeko-ligjore bëhet me dije se pjesën më të madhe të plumbave Erigersi i ka marrë në shpinë, por dy prej tyre që e kanë prekur në pjesën e qafës dhe i kanë shkaktuar vdekjen në vend.
Në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash dhe sipas hetuesve autorët kanë qëlluar 40 herë me kallashnikovë.