BallinaKronikeAksidentohet makina e policisë në Bulqizë, në gjendje të rëndë shëndetësore efektivi

Aksidentohet makina e policisë në Bulqizë, në gjendje të rëndë shëndetësore efektivi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.

Sipas informacionit zyrtar bëhet me dije se një automjet i policisë rrugore është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit është në gjedje të rëndë efektivi i policisë i përfshirë në aksident.

Nga ana tjetër edhe drejtuesi I automjetit tjetër ka marrë plagë, teksa të dy ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorëe.

NJOFTIMI

Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular