BallinaBotaVIDEO/ "Para nga qielli"! Autostrada ''shtrohet" me mijëra dollarë, qytetarët mbushin duart

VIDEO/ “Para nga qielli”! Autostrada ”shtrohet” me mijëra dollarë, qytetarët mbushin duart

Dhjetëra qytetarë u befasuan djen në Kaliforni, pasi një autostradë u mbush me para. Dollarët “fluturonin” nëpër asfalt, ndërsa shoferët dolën nga makinat për t’i mbledhur ato.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.

“Ka shumë video që tregojnë njerëz që vjedhin para duke i marrë nga rruga,” tha shefi i policisë së trafikut të autostradës së Kalifornisë, Curtis Martin në një konferencë shtypi.

“Xhekpoti” ndodhi kur dera e një kamioni të blinduar të transferimit të parave u hap papritur pranë San Diegos, jo shumë larg kufirit me Meksikën./Gazeta SHQIP

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular