FIER- Në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se është penguar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në kanal, shtetasja M. L., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.