BallinaKronikeEMRI/ “Nuk di anglisht, vetëm shqip”, arrestohet shqiptari me “shtëpi bari” 100...

EMRI/ “Nuk di anglisht, vetëm shqip”, arrestohet shqiptari me “shtëpi bari” 100 mijë paund në Uells

spot_img
spot_img

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për Aldjon Musollari i cili kishte shndërruar një ish-zyre postare në një laborator të sofistikuar 100,000 paund për rritje droge

Ai u arrestua në zonën e Uellsit, ku kishte ngritur edhe plantacionin me kanabis. Siç raportojnë mediat britanike, muret e njësisë tregtare që ishte shndërruar në plantacion kanabisi, ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, si dhe transformatorë të energjisë elektrike dhe thasë me plehra.

foto galeri

foto galeri foto galeri

Pasi u ndalua nga policia shqiptari ka pohuar se nuk fliste anglisht, duke shtuar se mund të kthente përgjigje në shqip. Shqiptari raportohet se kur u ndalua nga policia u shpreh: “Unë nuk flas anglisht. Shqip”, mësohet të jetë shprehur para policëve, shqiptari. Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 120 bimë kanabisi të fazave të ndryshme të pjekurisë. Gjatë dëshmisë së tij në polici, shqiptari kishte pohuar se kishte ardhur në Britani 6 javë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular