Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28
Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.