BallinaKryesore“Berisha e Meta në planet tjetër”, analistët: Basha ka informacione nga SHBA

“Berisha e Meta në planet tjetër”, analistët: Basha ka informacione nga SHBA

Përplasja e kreut të PD Lulzim Basha me presidentin Ilir Meta ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në ABC me Endri Xhafon. Referuar reagimit të Bashës analisti Shpëtim Nazarko tha se ai mund të ketë informacione nga amerikanët.

“ Ai e di që anëtarësinë e PD ekziston njëlloj pakënaqësie dhe do të luajë me këtë. Basha ka me siguri ka informacione që lidhen me qasjen e SHBA. Gjithë këto zhvillime ndodhin në afrim të datave të kuvendeve, dy ballafaqimeve dhe unë mendoj se do të këto 2 ballafaqime”, tha Nazarko.

Lidhur me zhvillimet e fundit në kampin opozitar, analisti Artur Zheji shprehet se nëse do të ishte socialist do ishte i kënaqur.

 Nëse do isha socialist do isha shumë i kënaqur sot se do shikoja një copëtim të PD. Nga data 9 shtator basha është bërë djalli me brirë. Ka realitet bardh e zi. Unë e kam ditur se PD është bashkëqeverisur nga Basha dhe Berisha. Pra duket sikur Berisha Meta paskan qenë në një planet tjetër dhe Basha në PD. Sepse vetëm tani reaguan. Unë se mendoja kurrë që Basha do fillonte një proces distancimi nga Berisha nëse s’do bëhej nga SHBA. Unë mendoj se Meta e ka mbështetur ka bërë mirë që ka shtyre zgjedhjet, ama nga ana tjetër edhe telefonatat që kanë ardhur kanë qenë prapa kthehu”, shtoi Zheji .

Duke komentuar situatën në PD ish deputeti i saj Kletis Krutja tha se kriza është krijuar nga Basha.

“ Nëse këtë do ta diskutojmë sikur Basha nuk është më ai që ishte para disa muajve, pastaj sigurisht që mund të flasim për këto që flisni.  Ato që ka thënë Basha për LSi dhe Metën janë ende. Nuk janë argument këto që thotë Basha. Një gjë është e vërtetë. E vërteta është që presidenti u  detyrua të ekspozohej për shkak të pafuqisë së aksionit që ndërmori Basha me djegien e mandateve. Berisha ka ndërmarrë një nismë për të cilën nuk ka kërkuar të ketë askënd në krah.  Të gjitha këto deklarata tregojnë që kjo s’është një krizë e e krijuar nga Berisha por nga zgjedhjet e 25 prillit. Po të rikthehemi në kohë kjo është një krizë që ka ardhur nga zgjedhjet”, u shpreh Kruja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular