BallinaAktualitetFOTO/Ky është babai që shpëtoi 6 persona në aksident në Bullgari, por...

FOTO/Ky është babai që shpëtoi 6 persona në aksident në Bullgari, por jo djalin e tij 23 vjeçar

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari. Ai kishte arritur të thyejë xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.

Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend”, tha ai.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular