BallinaKronikeDëshmitari i parë që mbërriti në vendin e tragjedisë: Vinte era gomë...

Dëshmitari i parë që mbërriti në vendin e tragjedisë: Vinte era gomë e djegur, jo nafte

Mediet bullgare kanë publikuar dëshminë personit të parë që  shkoi në vendin ku autobusi me targa të Maqedonisë Veriore, u shkrumbua nga flakët e si pasojë mbetën të vdekur 46 pasagjerë, ndërsa 7 mbijetuan.

Ilija Nikollov  ka zbuluar detaje të reja për aksidentin tragjik.

Sipas tij, nuk ka mundësi  që shoferi të ketë rënë në gjumë. Ai mendon kështu për shkak të zhurmave të gomës që dëgjoi nga frenimi. “Unë them se ishte problem teknik” tha dëshmitari.

Sipas tij, kishte disa njerëz që kishin dalë nga ana e majtë e autobusit.

“Më flisnin në gjuhë të panjohur, nuk kuptoja prej nga vijnë. Thirrëm 112 dhe mora elektrik dore për të sinjalizuar veturat që vinin. Shumë shoferë ndaluan veturat dhe vrapuan për të ndihmuar. Policia erdhi 17-18 minuta më vonë dhe pastaj ne ikëm drejt bazës. Vinte era gomë e djegur, nuk kam ndjerë aromë të naftës. Nuk e di nëse gardhi mbrojtës e ka penguar derën të hapet, ishte shumë errësirë dhe nuk mund të vërehej çfarë po ndodhte”, është shprehur dëshmitari.

Pirgov vuri në dukje edhe faktin se zona ku ndodhi tragjedia ka një përqendrim të lartë të aksidenteve rrugore. “Kthesa është mjaft e madhe. Duhet të ketë një shenjë për një limit deri në 90 km apo edhe deri në 60”, tha ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular