BallinaKryesoreEMRAT/PD prezanton planin e hetimit për masakrën zgjedhore. Brenda 1 muaji thirren...

EMRAT/PD prezanton planin e hetimit për masakrën zgjedhore. Brenda 1 muaji thirren dëshmitarë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të SPAK-ut dhe Bashkisë së Tiranës

PD prezanton planin e hetimit për masakrën zgjedhore. Brenda 1 muaji thirren dëshmitarë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të SPAK-ut dhe Bashkisë së Tiranës

KUVENDI

KOMISIONI HETIM

V E N D I M

(i ndërmjetëm)

Nr. _____, datë ____.____.2021

“PËR KONTROLLIN E VEPRIMTARISË SË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE PUSHTETIT VENDOR, PËR TË VERIFIKUAR PËRDORIMIN E BURIMEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE PËR QËLLIME ELEKTORALE NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021”

Në mbështetje të nenit 15 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, dhe vendimit nr. 79/2021 të Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të kryetarit të Komisionit,

KOMISIONI HETIMOR

V E N D O S I:

  1. Miratimin e Planit të Hetimit, bashkëlidhur këtij vendimi.
  2. Një kopje e këtij vendimi përfshihet në dosjen e veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

III. Ngarkohen anëtarët dhe personeli ndihmës i Komisionit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

  1. Ngarkohet personeli ndihmës i Komisionit për pajisjen e të gjithë anëtarëve me një kopje të këtij vendimi, pas nënshkrimit nga Kryetari.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI

Enkelejd ALIBEAJ

KUVENDI

PLANI I HETIMIT

I KOMISIONIT HETIMOR PËR KONTROLLIN E VEPRIMTARISË SË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE PUSHTETIT VENDOR, PËR TË VERIFIKUAR PËRDORIMIN E BURIMEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE PËR QËLLIME ELEKTORALE NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021”

 

  1. FAKTET DHE RRETHANAT E PARAQITURA NË KËRKESË

 

  1. Në datën 25 Prill 2021, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në të cilat mori pjesë edhe koalicioni PD-AN, pjesë e të cilit ishte Partia Demokratike. Partia Demokratike ka kontestuar publikisht procesin e këtyre zgjedhjeve të përgjithshme, të shtrirë në kohë përpara ditës së votimit, duke shprehur bindjen se në Shqipëri u zhvillua masakra më e rëndë zgjedhore që nga zgjedhjet e vitit 1991. Pjesë e këtij kontestimi, përveç deklaratave politike sistematike, kanë qenë edhe përdorimi i të gjitha mjeteve juridike në dispozicion, duke përfshirë një numër të lartë ankesash, kallëzimesh penale dhe apelimesh gjyqësore, të shoqëruara nga mijëra fakte dhe dokumente.
  2. Përvec fenomeneve kriminale të shtrira në të gjithë vendin të blerjes së votës përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të hapur me rrjetet kriminale, Partia Demokratike ka konstatuar edhe 9 rrethana konkrete të parregullsive të rënda të procesit zgjedhor, si më poshtë vijon:
  • (i) Përdorimi i të dhënave personale i 910.000 qytetarëve shqiptarë (patronazhistët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësisë së votës;
  • (ii) Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimin e dëmeve për mijëra familje që u prekën nga tërmeti i vitit 2019, në shkelje të ligjit, me qëllim blerjen e votave familjare nga familjet në nevojë;
  • (iii) Dhënia e tenderave publikë dhe koncesioneve të mëdha, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në fushën e prokurimit publik në muajt Nëntor-Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash dhe prokurimesh publike, në krahasim me mesataren vjetore prej 116 milionë për të njëjtën periudhë zgjedhore të mëparshme.
  • (iv) Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi, fond i disbursuar nga Qeveria në periudhë zgjedhore për pushtetin vendor të kontrolluar nga e njëjta parti;
  • (v) Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
  • (vi) Punësimi i përkohshëm i 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
  • (vii) Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme e 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
  • (viii) Legalizimi i më shumë se 10.000 ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzimi i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plotë të kandidatëve të Partisë Socialiste;
  • (ix) Mbyllja e pajustifikuar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoritetit grek të vinin të votonin në Shqipëri.
  1. Në datën 26 korrik 2021, Misioni i ODHIR-IT publikoi raportin final mbi zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në përmbledhjen ekzekutive të këtij raporti rikonfirmohet gjetja kryesore, e konstatuar prej tyre edhe në deklaratën paraprake, më 26 prill 2021, sipas të cilës: “Partia qeverisëse përfitoi avantazhe të rëndësishme nga të qenit pushtet, duke përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative. Kjo u amplifikua edhe nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për blerje votash nga partitë politike ishin të përhapura gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim”.
  2. Kjo gjetje mbështetet në një paraqitje të detajuar të të dhënave në brendësi të raportit, që konfirmojnë gjithashtu parregullsitë e rënda, të evidentuara edhe nga Partia Demokratike, sic janë listuar më lart. Duke iu referuar raportit final të Misionit të ODHIR-it, vihet re se 9 rrethanat e konstatuara nga Partia Demokratike, janë grupuar në dy kategori. Më konkretisht:
  • Lidhur me keqpërdorimin e të dhënave personale, Misioni i ODHIR në raportin final, në faqen 19, shprehet se: “Gjatë fushatës, përmes një rrjedhjeje informacioni, në domeinin publik doli një databazë me informacione personale dhe detaje kontakti për afërsisht 900,000 qytetarë shqiptarë, që përmbante edhe preferencat e tyre potenciale të votimit. Partitë e opozitës, Presidenti dhe shumë në media kërkuan një hetim nga SPAK në lidhje me keqpërdorimin e pretenduar të të dhënave personale të qytetarëve. Ndarja ose kombinimi i paautorizuar i të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare. Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe besimin te fshehtësia e votës së tyre.
  • Lidhur me abuzimet për përfitime elektorale të fondeve publike për shpërblimin e dëmeve të tërmetit, për legalizimet dhe rritjen e punësimeve, Misioni i ODHIR në raportin final, në faqet 18-19, shprehet se: “Ministrat vazhduan me angazhime zyrtare gjatë gjithë fushatës. Ata u shfaqën rregullisht në “vizita inspektimesh” të objekteve kyçe, si në qendrat e vaksinimit, me maska në fytyrë ose me bluza që lexonin “Nr. 12” (numri i PS-së në fletën e votimit), gjë që çoi në publicitet të konsiderueshëm dhe që përbëri aktivitet për qëllime fushate. Edhe Kryeministri inauguroi disa projekte madhore infrastrukturore gjatë fushatës. Këto lloj aktivitetesh i dhanë një avantazh të konsiderueshëm PS-së, gjë që ishte përforcuar tashmë edhe më shumë nga dominimi i PS-së në administratën lokale. Përveç kësaj, punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm në periudhën parazgjedhore, saktësisht në kohën para moratoriumit ndaj autorizimit të punësimeve të reja në administratën publike.
  • Media raportoi se pati një rritje të madhe në shpërndarjen e granteve nga bashkitë, miratuar javën para zgjedhjeve sipas programit përkatës të rindërtimit. Për shumë përfitues grantesh ka pasur gjithashtu një rritje të vlerës së shpërblimeve në cash të autorizuara nga bashkia. Disa bashkëbisedues të MkVZ-së së ODIHR-it i perceptuan këto shpërndarje grantesh si shpërdorim të burimeve shtetërore. MkVZ-ja e ODIHR-it mori edhe raportime të tjera, sipas së cilave u bënë përpjekje për të ndikuar në votim përmes sigurimit të stimujve, të tilla si lëshimi i lejeve që vërtetojnë ndërtimet e paligjshme. Këto raporte gjithashtu pretendonin se shumë nëpunës civilë, një grup i prekshëm nga presioni, ishin inkurajuar të votonin për partinë në pushtet.
  1. OBJEKTI DHE DETYRAT E KOMISIONIT

Komisioni Hetimor është ngritur me vendimin nr. 79/2021 të Kuvendit të Shqipërisë, me kërkesë të një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në përputhje me nenin 77 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

Sipas nenit 14 të ligjit nr. 8891/2002, në ushtrimin e funksioneve të tij, përvec detyrave të tjera, Komisioni ka këto të drejta dhe kryen këto detyra:

  1. a) kryen hetimeve, sipas përcaktimeve të bëra në ligj;
  2. b) thërret titullarë institucionesh për pyetje, si dhe kërkon nga ata informacione ose dokumente zyrtare;
  3. c) merr në pyetje dëshmitarë dhe persona të tjerë;

ç) merr vendime, sipas rregullave të parashikuara në ligj;

  1. d) përgatit dhe miraton vendimin përfundimtar të hetimit, së bashku me mendimin e pakicës;
  2. dh) paraqet për miratim në Kuvend raportin përfundimtar.

Sipas vendimit nr. 79/2021 të Kuvendit, objekt i veprimtarisë së Komisionit është:

  1. Verifikimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime elektorale;
  2. Verifikimi i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe
    shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019;
  3. Verifikimi i përdorimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime
    elektorale;
  4. Verifikimi i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.

Hetimi do të synojë nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, mbrojtjen e integritetit te procesit zgjedhor, përfshirë garantimin e lirisë së votës, rritjen e besimit të publikut, mirëmenaxhimin e buxhetit të shtetit.

Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe duke respektuar dhe duke mos mbivendosur punës së organeve të drejtësisë.

Hetimi do të realizohet në drejtim të sqarimit të mënyrës së zbatimit të ligjit, identifikimit të përgjegjësive të organeve apo personave zyrtarë përkatës, në përdorimin e burimeve të administratës publike në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, analizimit të gjetjeve për të përgatitur rekomandimet për ndërhyrje ligjore e administrative për parandalimin apo eliminimin plotësisht të tyre në të ardhmen.

Komisioni hetimor, i ngritur sipas vendimit nr. 79/2021, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, ndryshime të kuadrit ligjor që ofrojnë mbrojtje dhe garanci për integritetin e procesit zgjedhor dhe sipas rastit njoftimin e prokurorisë për fillimin e çështjes penale.

Për këtë arsye, detyrat e Komisionit në përputhje me objektin e veprimtarisë së tij janë:

1) Kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike të përfshira në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale, përfshirë, por pa u kufizuar në, Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

2) Kontrolli i veprimeve të organeve publike sa i përket dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, bonuseve, përfshirë, por pa u kufizuar në, shpërblimet për dëmet e tërmetit të vitit 2019, dhënien/rritjen e ndihmës ekonomike, pensioneve, bonuset e qirasë, rimbursimet e fermerëve, tollonët e karburantëve;

3) Kontrolli i veprimeve të organeve publike sa i përket fondeve të akorduara për kontratat publike (tendera, koncesione), punët publike (shtrime rrugësh, ndërtim dhe rindërtim veprash publike);

4) Kontrolli i veprimeve të organeve publike sa i përket numrit të legalizimeve të ndërtimeve informale dhe lejeve të ndërtimit, përfshirë, por pa u kufizuar në, veprimtarinë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kryetarëve të Bashkive dhe Këshillit Kombëtar të Territorit;

5) Kontrolli i veprimeve  të organeve publike sa i përket numrit të punësuarve në administratën publike, pagat, shpërblimet dhe bonuset, me qëllim tjetërsimin e vullnetit të tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

Për përmbushjen e këtyre detyrave, Komisioni:

  • miraton planin e hetimeve;
  • mbledh të dhëna për çështjen, të cilat mund të jenë informacione zyrtare dhe jozyrtare, por që njihen publikisht;
  • thërret dëshmitarë për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen;
  • në shërbim të hetimeve mbi çështjen, administron dokumente zyrtare, si dhe të dhëna të tjera që ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve;
  • për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, thërret ekspertë të njohur nga gjykata për fusha të ndryshme.
  • VEPRIME TË KOMISIONIT HETIMOR, SIPAS PLANIT PARAPRAK TË HETIMEVE

Në mbledhjen e datës 18.10.2021, Kryetari i Komisionit Hetimor paraqiti Planin Paraprak të Hetimit. Në mbështetje të neneve 14, 15 dhe 17 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, vendimit nr. 79/2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe Planit Paraprak të Hetimit, u kërkua vendosja në dispozicion e dokumenteve dhe informacioneve, si më poshtë:

  1. Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
  2. Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
  3. Informacione apo dokumente të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore;
  4. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj në përiudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  5. Informacione apo dokumente nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet e tjera që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera, numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura, numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/gjyqësor në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  6. Informacione apo dokumente nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  7. Informacione apo dokumente nga bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhënë në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  8. Informacione apo dokumente nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimeve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  9. Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin për numrin e banesave të ndërtuara/rindërtuara, për të cilat janë dhëne celësat e banesave në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  10. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  11. Informacione apo dokumente nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  12. Informacione apo dokumente nga 61 bashkitë e vendit, agjencinë e varësisë dhe kompanitë publike, për numrin e punonjësve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  13. Informacione apo dokumente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me nmrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike, apo shtesa të përhershme/përkohshme të masës së ndihmës, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  14. Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Rrogozhinë, Vorë, Krujë, Lac dhe Mirditë për shpërblimet e dhëna familjeve të prekura nga tërmeti, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  15. Informacione apo dokumente nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;
  16. Informacione apo dokumente nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me mbledhjen, përpunimin, administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
  17. Informacione apo dokumente nga Ministria e Brendshme lidhur me numrin e shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, vecanërisht atyre që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut;
  18. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e RSH-së në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021, nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;
  19. Informacione apo dokumente nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me rimbursimet, tollonat e karburantëve dhënë fermerëve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  20. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë lidhur me Strukturën për Mbrojtjen e Votës;
  21. Informacione apo dokumente nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve lidhur vlerësimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të 25 Prillit, ankimet e subjekteve zgjedhore dhe parregullsitë e materialeve zgjedhore.
  22. PLANI I HETIMIT
  23. Veprimet e Komisionit dhe afatet përkatëse

Fillimi i hetimeve: _____._____.2021

Afati i përfundimit: _____._____.2022

Nr. Veprimi hetimor Afati Shënim
1. Shqyrtimi i gjithë dokumentacionit të administruar pranë Komisionit. Brenda datës

10 Dhjetor 2021

Ky shqyrtim bëhet nga specialistët e caktuar nga Komisioni.
2. Evidentimi i mangësive në dokumentacion dhe prezantimi i nevojave për plotësime apo dokumentacion shtesë. Brenda datës

10 Dhjetor 2021

Mangësitë evidentohen nga specialistët e caktuar nga Komisioni, si dhe mund të plotësohen me nevojat për información që ka cdo anëtar.
3. Shqyrtimi nga Komisioni i dokumentacionit lidhur me përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale. 13 Dhjetor 2021

 

Analizohet dhe shqyrtohet informacioni i përgatitur nga specialistët e caktuar nga Komisioni. Cdo anëtar analizon cështjet përkatësi, në varësi të informacionit.
4. Shqyrtimi nga Komisioni i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë shpërblimin e fondeve nga tërmeti i vitit 2019 17 Dhjetor 2021 Analizohet dhe shqyrtohet informacioni i përgatitur nga specialistët e caktuar nga Komisioni. Cdo anëtar analizon cështjet përkatësi, në varësi të informacionit.
5. Shqyrtimi nga Komisioni i përdorimit të proceseve të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale. 20 Dhjetor 2021 Analizohet dhe shqyrtohet informacioni i përgatitur nga specialistët e caktuar nga Komisioni. Cdo anëtar analizon cështjet përkatësi, në varësi të informacionit.
6. Shqyrtimi nga Komisioni i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale. 24 Dhjetor 2021 Analizohet dhe shqyrtohet informacioni i përgatitur nga specialistët e caktuar nga Komisioni. Cdo anëtar analizon cështjet përkatësi, në varësi të informacionit.
7. Thirrja e dëshmitarëve. Lista e personave që do të thirren si dëshmitarë përcaktohet në Aneksin bashkëlidhur këtij Plani Hetimor. Brenda datës 24 Dhjetor 2021 Lista e dëshmitarëve është përcaktuar sipas kërkesave që ka cdo anëtar i Komisionit.
8. Prezantimi i konkluzioneve të hetimit dhe deklarimi i përfundimeve të hetimit. Brenda datës

7 Janar 2022

Konkluzionet prezantohen nga kryetari i Komisionit dhe më pas vijohet me diskutimin dhe miratimin e tyre.
9. Prezantimi i Raportit Final të Komisionit. Brenda datës

12 Janar 2022

Raporti prezantohet nga Kryetari, së bashku me mendimin e pakicës.

 

Kryetari, në këshillim me Zëvëndëskryetarin, përgatit një kalendar të detajuar të mbledhjeve të Komisionit Hetimor, me qëllim realizimin e plotë të Planit Hetimor.

  1. Problemet që duhen verifikuar:
  2. Lidhur me pikën e parë të objektit të veprimtarisë:
  3. a) Cili është kuadri ligjor që rregullon, mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë edhe mbrojtjen e tyre gjatë procesit zgjedhor?
  4. b) Si ka qenë situata faktike e të dhënave personale, cfarë ka ndodhur në fakt, a ka pasur shkelje të mbrojtjes së tyre?
  5. c) Cilat janë subjektet që kanë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale? Cilët janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore?
  6. d) Cilat janë arsyet apo motive që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve?
  7. Lidhur me pikën e dytë të objektit të veprimtarisë:
  8. a) Cili është kuadri ligjor që rregullon përdorimin e fondeve publike, përfshirë legjislacionin e posacëm që aplikohet gjatë periudhës zgjedhore? Konkretisht, cili është kuadri ligjor sa i përket shpërblimeve për pasojat e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019?
  9. b) Si ka qenë situata faktike e fondeve të akorduara për punë publike, dhe a ka pasur intensifikim të tyre në vitin parazgjedhor (2020), vecanërisht në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 25 Prill 2021?
  10. c) Cilat janë subjektet që kanë shkelur detyrimet ligjore?
  11. d) Cilat janë arsyet apo motivet që i kanë shtyrë këto subjekte për kryerjen e shkeljeve?
  12. Lidhur me pikën e tretë të objektit të veprimtarisë:
  13. a) Cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit dhe lejeve të ndërtimit, përfshirë legjislacionin e posacëm që aplikohet gjatë periudhës zgjedhore?
  14. b) Si ka qenë situata faktike e lejeve të legalizimit/lejeve të ndërtimit dhe a ka pasur shtim të tyre në vitin parazgjedhor (2020), vecanërisht në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 25 Prill 2021?
  15. c) Cilat janë subjektet e ngarkuara nga ligji për dhënien e lejeve të legalizimit/lejeve të ndërtimit? A kanë shkelur këto subjekte detyrimet e tyre ligjore?
  16. d) Cilat janë arsyet apo motivet që i kanë shtyrë këto subjektet për kryerjen e shkeljeve?
  17. Lidhur me pikën e katërt të objektit të veprimtarisë:
  18. a) Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike, përfshirë nënpunësit civilë, me kontratë pune, të përhershme apo të përkohshme? Cili është kuadri ligjor i posacëm që aplikohet gjatë periudhës zgjedhore?
  19. b) Si ka qenë situata faktike e punësimeve dhe a ka pasur shtim të tyre në vitin parazgjedhor (2020), vecanërisht në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 25 Prill 2021? A ka pasur perfshirje te administrates publike ne fushate zgjedhore?
  20. c) Cilat janë subjektet e ngarkuara nga ligji për kryerjen e punësimeve në administratën publike? A kanë shkelur këto subjekte detyrimet e tyre ligjore?
  21. d) Cilat janë arsyet apo motivet që i kanë shtyrë këto subjekte për kryerjen e shkeljeve?
  22. Baza ligjore:
  1. Kushtetuta e Shqipërisë;
  2. Kodi Zgjedhor;
  3. Kodi Penal;
  4. Kodi i Procedurës Penale;
  5. Ligji nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”;
  6. Vendimi nr. 9, datë 24.12.2020 “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”;
  7. Cdo akt ligjor, nënligjor, vendime, urdhëra, udhëzime në fuqi, që janë relevante për objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

KRYETARI

Enkelejd ALIBEAJ

A N E K S

LISTA E DËSHMITARËVE

Emër, Mbiemër Funksioni
Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Arben Ahmetaj Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Bledar Cuci Ministër i Punëve të Brendshme
Belinda Balluku Ministër i Infrastrukturës/Energjisë
Ogerta Manastirliu Ministër i Shëndetësisë/Mbrojtjes Sociale
Frida Krifca Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë
Emiriana Sako Kryetare e Bashkisë Durrës
Arben Kraja Drejtues i SPAK
Olsian Cela Prokuror i Përgjithshëm
Ardi Veliu Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Gledis Nano Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Artan Lame Drejtor i Përgjithshëm i ASHK
Linda Karcanaj Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI
Shkëlqim Hajdari Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror
Reida Kashta Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimeve Publike
Sokol Zaimi Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
Bledar Doracaj Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile
Albana Kociu Drejtor i Departamentit të Administratës Publike
Adrian Cela Administrator i OSHEE Group
Laert Duraj Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare
Besnik Dervishi Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Erinda Ballanca Avokati i Popullit
Armand Shkullaku/Andi Bushati Drejtues të Lapsi.al

 

KRYETARI

Enkelejd ALIBEAJ

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular