BallinaSociale“Bëj seks me gruan, por dua dikë tjetër!”/ 46-vjeçari zbulon si u...

“Bëj seks me gruan, por dua dikë tjetër!”/ 46-vjeçari zbulon si u njoh me vajzën që “i mori mendjen” dhe i rrezikoi martesën

spot_img
spot_img

Një 46-vjeçar rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se si një grua që njohu rastësisht në një klub nate e ka bërë të ndihet konfuz në lidhje me martesën e tij. Ai nuk arriti t’i merrte një numër kontakti kësaj vajze, por është çdo ditë në kërkim të saj.

Nga ana tjetër, ai është i martuar prej 15 vitesh dhe ka dy fëmijë të mrekullueshëm. Por kjo situatë e ka bërë të ndihet konfuz dhe të mendojë se ndoshta nuk është më i dashuruar me partneren që ka në shtëpi.

Rrëfimi i plotë:

Rashë në dashuri me shikim të parë kur pashë një grua në një klub nate. Kisha dalë me shokët për të pirë diçka dhe kurrë nuk e kisha imagjinuar se mund të kisha sy për një femër tjetër përveç bashkëshortes sime.

Ajo ishte e imët dhe kishte një buzëqeshje të bukur. Ne kishim bërë kontakt me sy gjatë gjithë mbrëmjes dhe kur ajo më kaloi pranë, më pëshpëriti në vesh ‘Përshëndetje bukurosh’.

Pas pak dola jashtë për të pirë cigare dhe ajo më ndoqi. Kurrë nuk kisha ndjerë një tërheqje të tillë më parë dhe përfunduam duke u puthur para se një nga miqtë e mi të na ndërpriste.

Nuk kisha kohë për t’i marrë numrin, por jam vazhdimisht në kërkim të saj. Nuk kam mundur ta largoj nga koka ime. Ky takim më bërë konfuz. U ndava nga gruaja, megjithëse vazhdoj të jetoj në shtëpi me të derisa të zgjidh disa probleme të miat.

Unë jam 46 vjeç dhe gruaja ime 43 vjeç. Ne kemi 15 vite të martuar dhe dy vajza të vogla. Gruaja ime është kujdesur për fëmijët, ndërsa unë kam qenë gjithmonë i zënë me punë.

Ne kemi shkuar mirë dhe ndihemi rehat së bashku, por jemi më shumë miq sesa të dashuruar. Jeta jonë seksuale pothuajse nuk ekzistonte. Por edhe pse tani jemi ndarë, në një farë mënyre kemi përfunduar disa herë në shtrat dhe seksi ka qenë i mirë, edhe pse nuk kam më ndjenja për të.

Gruaja më ka kërkuar të shkoj me të tek një terapist për këshillim martese dhe madje më ka sugjeruar të fillojmë nga e para, por zemra ime nuk është dakord me këtë. Është shumë e çuditshme, por sado që gruaja ime lufton për mua, nuk më mjafton”.

“Dear Deidre” thotë:

Sjellja juaj tregon se po përjetoni një krizë të moshës së mesme. Kjo shpesh prek burrat që kanë shpenzuar vite të tëra duke siguruar familjen e tyre dhe që mendojnë ‘Për çfarë duhet e gjithë kjo?’.

Meqënëse keni 15 vjet të martuar, me siguri duhet të ketë detaje në marrëdhënien tuaj që janë pozitive, por për shkak se ndiheni konfuzë, nuk jeni të vetëdijshëm për këto tani.  Megjithatë, bëni mirë të mos i anashkaloni për të ndërmarrë hapa prej të cilëve nuk do të pendoheni më vonë. Ju i detyroheni gruas dhe vajzave tuaja për të bërë një përpjekje serioze që martesa të funksionojë.

Hiqeni nga mendja këtë vajzë të huaj dhe përqendrohuni tek ndryshimet që duhet të bëni për familjen tuaj. Është e mundur të bini sërish në dashuri, por mos ia shtoni dhimbjen gruas suaj duke bërë seks me të nëse nuk keni ndërmend të përpiqeni ta bëni lidhjen tuaj të funksionojë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular